Kosova

Njohja e pasaportave nga Spanja – Haziri, Qeverisë Kurti: Kurrë asgjë nuk keni bërë për këtë punë ju

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë që të ketë ndikim në njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.

Haziri ka thënë se për këtë ka pasë ndikim shefi i diplomacisë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Spanja befasoi qeverinë, z. Besnik Bislimi dhe Gani Jakupin me super pagë për asgjë, me pranimin e njëanshëm të pasaportës së Kosovës, duke na njoftuar përmes DG Home/BE dhe jo nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Spanjës”.

“Kurrë asgjë nuk keni bërë për këtë punë ju. Nada! Veç thuani faleminderit z. Borell! Urime fansave të Barcelonës dhe Realit, mbi të gjitha!”, ka thënë Haziri në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *