KosovaLajme

Kurti jep detaje nga paneli që u mbajt në Davos pjesë e të cilit ishte edhe Vuçiqi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje nga paneli në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Në rrjetet sociale, Kurti tha se u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit.

Në fotografitë që Kurti ka publikuar në rrjetet sociale, shihet se pjesë e këtij paneli ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *