Lajme

Një grup kriminal plan për eliminimin e Gledis Nanos? Hetimet dhe dyshimet e policisë

Policia e Shtetit ka administruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. News24 konfirmon se policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Një grup kriminal plan për eliminimin e Gledis Nanos? Hetimet dhe dyshimet e policisë
Një grup kriminal plan për eliminimin e Gledis Nanos? Hetimet dhe dyshimet e policisë

Mësohet se policia vijon hetimet lidhur me këtë informacion, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe ende nuk asnjë informacion zyrtar. Ka dyshime se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që ish-drejtori e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit.

I njëjti burim sqaron se Nano jo vetëm që nuk është vënë në dijeni nga Policia, por ndaj tij dhe familjes nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga policia. Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *