Lajme

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i ndërpret fjalën Veliajt dhe i tregon prangat: Drejtësi për aferën e inceneratorit inekzistent

Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, teksa kryebashkiaku Veliaj fliste, i ka ndërprerë fjalën, ndërsa ka vënë një palë pranga mbi mikrofon. Sakaq, kryebashkiaku Veliaj iu kthye Blushit se “në fakt prangat po i afrohen dikujt nga zyra e Partisë së Lirisë”.

Një grup kriminal plan për eliminimin e Gledis Nanos? Hetimet dhe dyshimet e policisë

Në lidhje me episodin në fjalë ka reaguar edhe Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“I dhurova sot Erjon Veliaj një palë pranga në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale. Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite.

Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara. Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji!”, shkruan Blushi.

Ndërkohë, kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko kërkoi ndërhyrjen e policisë bashkiake për ta nxjerrë jashtë, ndërsa i tërhoqi vëmendjen Blushit, që të ulej në vendin e vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *