Lajme

Ndryshon vendndodhja, aeroporti i ri nuk do ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër! Kalimi në tunelin e Llogarasë dhe në Korridorin Blu do të jetë me pagesë

Aeroporti i katërt i vendit, nuk do të ndërtohet në Sarandë siç ishte planifikuar por në Gjirokastër. Tenderi për aeroportin e jugut është anuluar disa herë, ndërsa pritet të hapet një garë tjetër për në Gjirokastër. Ndërsa në Vlorë pritet që fluturimet e para të bëhen në pranverën e vitit 2025.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër,  infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa i takon infrastrukturës Rrugore ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, njoftoi në konferencë se këtë vit dorëzohen Unaza e Madhe e Tiranës dhe Rruga e Arbrit. Ndërsa dy veprat e tjera tuneli i Llogarasë dhe Thumanë-Kashar, mbyllen në 2024 e do jenë me pagesë.

 

Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesës siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, u shpreh ministrja.

Baypass-i i Tiranës dhe zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës janë dy projektet që pritet të startojnë gjatë këtij viti.

Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” thekson kreu i ARRSH.

Viti 2024, mund të shoqërohet edhe me rritje të çmimit të ujit.

Në fushën portuale, në tetor 2024 do të hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, ndërsa në Durrës po avancojnë punimet për portin Turistik

Sa i takon hekurudhave, po vijon puna për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe është miratuar financimi për Durrës-Rrogozhinë. Kurse për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, po bëhet gatu dokumentacioni, për të nisur me fazat e tjera të projektit.

Kurse projektet për nëntokën shqiptare do të kenë një përgjigje në fund të muajit mars, kur do të mbyllen edhe fazat e testimit për naftën në Shpirag, nëse do të bëhet e mundur nxjerrja e saj nga 6 kilometra thellësi dhe situata e komplikuar që është konstatuar atje.

Brenda këtij viti do të nisë faza e parë e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, dhe do të nisë puna fillimisht për pjesën Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe më pas kthesa e Rinasit-Durrës.

Drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi shpjegoi se fluksi i automjeteve që po kalojnë në këtë autostradë është 3-fish më i lartë sesa është kapaciteti i saj. Sipas Berberit kjo autostradë është ndërtuar për të përballuar 30 mijë automjete ndërsa ka arritur në 90 mijë në 2023.

Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” thekson kreu i ARRSH.

Ndërkohë gjatë këtij muaj pritet të hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre, ndërsa në tetor do të hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, po ashtu këtë vit do të hvillohet gara edhe për Baypass-in e Tiranës.

Objektivat e Infrastrukturës presin mbyllje të punimeve për fazën e parë të Elbasan Qafë-Thanë, Orikum-Dukat, aksit Palasë- Dhërmi, të rrugës Korçë-Ersekë, Maliq-Lozhan dhe Qafa e Buallit-Martanesh.

Sa i takon hekurudhave, po vijon puna për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe është miratuar financimi për Durrës-Rrogozhinë. Kurse për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, po bëhet gatu dokumentacioni, për të nisur me fazat e tjera të projektit./

Eliza Gjediku /report tv