Sports

Mposhtet Wilder, befasohet nga Parker me super paraqitje

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker ka dhuruar spektakël në “Kingdom Arena” në Ryadh të Arabisë Saudite, duke e mposhtur Deontay Wilder, pas 12 raundeve.

Parker fitoi ndaj Wilder me vendim unanim të gjyqtarëve, 118-111, 118-110 dhe 120-108, raporton Klankosova.tv.

Mposhtet Wilder, befasohet nga Parker me super paraqitje
Mposhtet Wilder, befasohet nga Parker me super paraqitje

Ai e nisi mirë meçin duke e befasuar boksierin amerikan, duke tentuar që ta përfundonte ndeshjen më herët me nokaut, por që eksperienca i ndihmoi Wilderit.

Në përballjen e fundit të natës së shtunës, ish-kampioni në peshat e rënda Anthony Joshua do të ballafaqohet me Otto Wallin.

Ndërkohë, boksieri nga Zelanda e Re bëhet boksieri i dytë që e mposht Wilderin në ring, pas Tyson Furyt.