Lajme

17 vrasje të pazbardhura në Tropojë, mes tyre atentatet ndaj Haklajve

Prej 1997 – 2002 janë 17 vrasje ende të pazbardhura që kanë ndodhur në Tropojë për të cilat autorët e këtyre krimeve të rënda ende nuk janë vënë para drejtësisë.

Ndër vrasjet më të bujshme janë ato ndaj familjes Haklaj që datojnë që nga 1998 deri në 2000, e ku vajza e fisit Haklaj bën fajtor Sali Berishën.

Pikërisht më 28 prill të këtij viti, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj udhëtoi nga Suedia për tu marrë në pyetje për më shumë se 12 orë nga prokurorët e Posaçëm. Ajo dëshmoi për denoncimin që kishte bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *