Lajme

“Me 7 plagë nga thika, ka ardhur pa shenja jete në spital”, flet drejtori i Spitalit

 

Një person ka vdekur pasi është therrur me thikë të shtunën mbrëma në fshatin Dobërçan të Gjilanit

“Personi me inicialet A.B i  lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë për Dukagjinin Drejtori i  Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Spitali Gjilanit
Spitali Gjilanit

Më tej, ai ka thënë se është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është thirre mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pa jetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *