Lajme

Greqi, Një 42-Vjeçar Shqiptar Gjendet I Vdekur Në Burgun E Trikallës

Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij në burgun e Trikallës në Greqi.

Ai është transportuar për në spital, ku është konfirmuar vdekja e tij.

Foto Burgu i  Trikallës Greqi
Foto Burgu i Trikallës Greqi

Sipas mediave greke, vdekja e 42-vjeçarit shqiptar ka ardhur për shkaqe patologjike.
Akoma nuk ka sqarim zyrtar të autoriteteve greke për vdekjen e shqiptarit, por raportohet se trupi do t’i nënshtrohet autopsisë, nga e cila do të zbulohet arsyeja  e vdekjes së 42-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *