Lajme

Nesër rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes

Nesër do të rivarroset trupi i Liridona Ademaj në fshatin Rracaj të komunës së Gjakovës.

Kështu bën të ditur njoftimi mortor nga familja Ademaj, shkruan Arbresh.info.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e faqen zyrtare të fshatit Rracaj.

E ndjera Liridona Ademaj
E ndjera Liridona Ademaj

Kujtojmë që familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.

Familjarët kanë kërkuar gjithashtu nga prokurorja që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes përmes policisë të ju sigurohet privatësi e plotë.

Ndryshe, Liridona Ademaj-Murseli, është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Në mesin e tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.

Si u zbardh vrasja e Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta
Si u zbardh vrasja e Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta

Sot është mbajtur seanca dëgjimore në të cilën Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, dhe të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë./Arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *