Kakavijë, nis fluksi i lëvizjes në kufi për festat
Në doganën e Kakavijës ka nisur fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë për festat e fundvitit.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës kanë hyrë në tokën shqiptare 4 545 persona dhe 1 284 automjete.
Statistikat e lëvizjes janë më të larta se ditët e zakonshme falë bashkatdhetarëve tanë që kthehen në vendlindje për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Një rritje e lëvizjes konstatohet edhe në drejtim të Greqisë ndërsa për në shtetin fqinj në 24 orë kanë udhëtuar 2 075 persona dhe 705 automjete.
Në fundjavë pritet një rritje e ndjeshme e lëvizjes në doganën e Kakavijës. Policia shqiptare ka marrë masat për shmangien e radhëve të pritjes në kufi duke bashkëpunuar dhe me palën greke.