Lajme

Hakerat e “Homeland Justice” nuk ndalen, sulmojnë edhe “Air Albania”

Hakerat e “Homeland Justice” nuk dinë të ndalen. Pasi hakeruan kompaninë celulare “One Albania” , tani kanë sulmuar “Air Albania”.

Me anë të një postimi në Telegram, ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë por nuk japin shumë detaje, pasi paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.

Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës. www.airalbania.com.al. Prisni lëvizjen tonë të radhës…“

Hakerat kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

Përditësim 14:16

Para pak minutash, grupi i hakerave ka njoftuar se faqja e Kuvendit është në duart e tyre. Në mesazhin e tyre “Homeland Justice” ka kërcënuar deputetët shqiptarë duke thënë se të gjithë ata që janë të korruptuar shumë shpejt do të shkatërrohen.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”.