Gruaja Shtatëzan Përplaset Nga Makina, Humb Binjakët, Vetë Në Rrezik Për Jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri, ku një makinë ka aksidentuar një grua shtatzënë.
Policia thotë se dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim.