Lajme

Automjeti i policisë përplas makinën e Gardës që shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka

Eskorta e Gardës së Republikës, që shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka, është përfshirë në një aksident mbrëmjen e së premtes.

Mësohet se eskorta e gardës është përplasur nga një makinë policie në Selitë, Tiranë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit të policisë, efektivi me iniciale I.H., ka humbur kontrollin e makinës dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Ka pasur debat mes efektivit që udhëtonte me makinën e policisë dhe punonjësve të gardës.

Shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë lagështira në rrugë, ndërsa s’ka pasur të lënduar.

Automjeti i policisë përplas makinën e Gardës që shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka
Automjeti i policisë përplas makinën e Gardës që shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, raportoi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *