Kronikë

Goditet me thikë shqiptari në Gjermani

Një shqiptar në Gjermani është goditur me thikë duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Krefeld mbrëmjen e së enjtes.

Sipas mediave gjermane, shqiptari i plagosur është i moshës 38-vjeçare, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes shqiptarit dhe një tjetër personi të paidentifikuar ende. Ky i fundit e goditi me thikë shqiptarin dhe u largua me shpejtësi me makinë.

Dëshmitarët e përshkruan autorin të moshës rreth 60-70 vjeç i veshur me xhaketë ngjyrë të çelët. Ai është shpallur në kërkim nga policia gjermane.

Ndërsa 38-vjeçari shqiptar ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *