Kosova

Forcohet pasaporta e Kosovës, ja cilin vënd ë zë në rank botëror

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës ka përjetuar një rritje të konsiderueshme në ranglistën botërore të indeksit të pasaportave. Deri më 31 dhjetor, pasaporta kosovare ishte në vendin e 91-të në këtë ranglistë, ndërsa tani është ngritur në vendin e 54-të.

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në radhitjen botërore.

Nga vendi i 91-të që ishte deri më 31 dhjetor në ranglistën botërore, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta kosovare është e 54-ta në botë për nga fuqia e saj.

Me pasaportën e Kosovës, pa vizë, mund të udhëtohet në 48 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes e për 107 shtete të tjera nevojitet vizë.

Në kontinentin evropian, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme sesa ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit, por prapa atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në rang evropian, pasaportat më të fuqishme janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës.

Në rang global, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila siguron hyrje pa viza në 90 për qind të shteteve të botës, duke vendosur një standard të lartë për liritë e udhëtimit.