Sports

Fati i trishtë i legjendës/ Ish-futbollisti i njohur rrihet brutalisht në rrugë

Legjenda angleze Pol Gaskonj, ka pasur një karrierë të lakmueshme futbollistike, por që nga varja e këpucëve, problemet kanë filluar të grumbullohen për të. 

Vitet e fundit emri i futbollistit të njohur gjendet gjithnjë e më shpesh nëpër gazeta, por vetëm për shkak të skandaleve të ndryshme. 

Njerëzit e filmonin shpesh Polin, duke u lëkundur i dehur nëpër rrugë dhe këtë herë asi i famshëm u dhunua rëndë, në ditën e parë të vitit të ri. 

Fillimisht, Gaza i njohur, ka debatuar me dy persona në një hotel në Burnemuth dhe shumë shpejt ka pasur një zënkë, në të cilën Pol ka qenë natyrshëm më disfavor. E gjithë kjo është parë nga një vizitor hoteli. 

Dhunuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, teksa stafi i një hoteli i dha ndihmën e parë legjendës angleze derisa mbërritën mjekët. 

Concerns for Gazza: Paul Gascoigne found ‘mentally and physically battered’ after England football legend involved in rowhttps://t.co/qhEOtLC66k

— GB News (@GBNEWS) January 2, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *