Lajme

‘Kam 40 vjet që nuk dal në një kafe. Dua të krijoj një familje’! Gruaja nga Rrogozhina tregon izolimin që ka me botën

Shqipëria Live” ka udhëtuar drejt Fshatit Mushnik të Rrogozhinës. Një fshat aq sa i njohur në media për faktin që ka shumë djem dhe vajza të pa martuar aq edhe me problematika të shumta sociale.

Në Mushnik jeton Gjyle Sokoli, një grua rreth të 40 që mbart një histori të veçantë. Ajo ka zbuluar detaje nga jeta e saj dhe të kaluarën e saj.

Gjyle është një vajzë që është rritur në fshat, mes vështirësive ekonomike dhe dijes së madhe për të vazhduar shkollën. 40-vjeçarja ka realizuar vetëm shkollën 8 vjeçare dhe jeta e saj ka qenë e mbyllur në 4 muret e shtëpisë me punët e fshatit.

Gjyle nuk është martuar asnjëherë, madje nuk ka takuar asnjë djalë për të pirë kafe. Ajo tregoi gjithashtu se nuk ka miq, pasi shoqet e saj janë martuar me kohë dhe nuk ka kontakt me to.

Ajo jeton me nënën, vëllain, kunatën dhe mbesën e sëmurë me epilepsi. Ajo merret me punët e fshatit dhe jeta e saj është ndryshe. Gjyle ka një telefon të thjeshtë modest dhe nuk ka internet, sa që jeta e Tiranës i duket e largët.

Gjyle dhe familja e saj jetojnë në kushte të vështira ekonomike, nuk kanë tualet as dush dhe televizori i vjetër ju është prishur.

“Nuk kam asnjë kusht. Lahem me kazan. Jeta është shume ekstreme. Shkollë nuk kam bërë, 8-vjeçaren. E kam pasur shumë qejf shkollën, e kam pikë në zemër.

Nuk kam pirë kafe me asnjë djalë, kështu janë kushtet e fshatit. Në këtë gjendje që jam, kismeti i Allahut. Kërkesa kam pasur, por njerëzit e kanë prishur. Por edhe që jemi të varfër nuk vijnë. Nuk kam folur, më çfarë do flas, vetëm kafshë ka këtu. Do doja të krijoja një familje. Nëse do ishte njeriu i duhur do e pranoja. Pak rëndësi ku jeton.

Nuk kam internet, nuk kam kushte që të punoj. Nuk kam punë që të kem lekun tim. Nuk kam as shoqe, shoqëria ime është martuar më para. Nuk kam kontakte, nuk e di, janë jashtë shteti. Nuk dal për kafe, vetëm për hallet e familjes apo probleme shëndetësore largohem nga fshati.

Do doja të ikja nga ky fshat. 40 vite ikën dhe nuk dua që vitet e tjera ti kaloj kështu”, rrëfeu Gjyle.