Lajme

E moshuara nga Baldushku: Gjelin më të shtrenjtë e shita 120 mijë lekë

Gjeli i Baldushkut njihet si gjeli më i mirë që qytetarët marrin për Vitin e Ri.

Dy zonja, nënë e bij që merren me rritjen e gjelave dhe pulave kanë dhënë një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku thanë se gjeli më i shtrenjtë që kanë shitur është 120 mijë lekë.

Ata shtuan se kërkesa për gjelat dhe pulat është shumë e lartë, duke shtuar se këtë vit janë shitur të gjithë gjelat.

“Këtë vit kemi rritur 120 gjela. I njëjti numër si vjet. Kilogrami është 12 mijë. Jam 67 vite. Kam 25 vite që merrem me rritjen e gjelit të detit. Vijnë nga Lushnja, Durrësi e nga qytete të ndryshime. Më shumë preferojnë pulat. Ka dy javë që vijnë i marrin. Nuk fitojmë ndonjë gjë të madhe por me këto jetojmë. Nuk na ngel asnjë gjel deti s’na ka mbet. Janë të gjithë të shitur”-tha e moshuara.

“Unë jam 38-vjeçe. Merrni një gjel nga Baldushku dhe nga Peqini dhe piqeni dhe provojeni se kush është më i mirë. Gjeli më i shtrenjtë që kemi shitur është 120 mijë lekë”-tha e  bija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *