Lajme

Takim me trupin diplomatik, Rama: Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, progresi ynë vazhdon ende

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri, tha se 2023-ta ka qenë një vit i mirë për vendin, falë edhe mbështetjes së tyre apo BE-së.

Rama përmendi situatën e vështirë që kanë kaluar palestinezët dhe ukrainasit, ndërsa uroi që viti i ri të jetë përfundimi i gjithë vuajtjeve të tyre dhe të dyja vendet të jetojnë në paqe.

“Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.

Megjithatë nuk është shumë e vështirë që kjo dhunë të zgjasë për shumë kohë. Më lini të uroj që Viti i Ri të jetë përfundimi i të gjithë vuajtjeve. Uroj që të sjellë dritë dhe paqe për ukrainasit, që po luftojnë kundër trupave ruse.

Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e këtij viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre.

Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk e marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama. /tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *