Kronikë

Dy të plagosur nga plumbat qorr në Tiranë, italiania u qëllua teksa ecte në këmbë

Një shtetase italiane është plagosur nga një plumb qorr mesnatën e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 35 pranë Ministrisë së Drejtësisë. 53-vjeçarja italiane ka qenë duke ecur në bulevard, në korsinë e biçikletave, kur është goditur nga një plumb qorr dhe e ka prekur në vesh dhe gjoks.

Por jo vetëm kaq pasi edhe pranë zonës së Piramidës një burrë ka mbetur i plagosur nga një plumb qorr.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *