Dy Oficerë Të Policisë Gjyqësore Mbërrijnë Në Shtëpinë E Berishës Për T’i Komunikuar Masën “Arrest Shtëpie”
Dy oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berish për t’i komunikuar masën e “arrestit në shtëpi”.
Berisha do të duhet të zbatojë këtë masë sigurie derisa të ketë një vendim të Gjykatës së Apelit.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, të cilin ish-kryeministri e ka akuzuar në vijimësi se është në konflikt interesi për shkak se e ka shkarkuar atë në vitin 1996.
![](https://i0.wp.com/kanal24.top/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231230-170827_Chrome.jpg?resize=300%2C202&ssl=1)