Lajme

“Duan të më burgosin”- Ish-kryeministri nuk zmbrapset: Unë jam Sali Berisha, nuk do të mposhtem kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur të mos ndalë aksionin opozitar, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Lideri demokrat, i cili pas votimit në Kuvend është pa imunitetin e deputetit, theksoi se duan ta burgosin, sipas tij pa asnjë provë dhe fakt, por deklaroi se nuk mposhtet kurrë.

“Duan të më burgosin”- Ish-kryeministri nuk zmbrapset: Unë jam Sali Berisha, nuk do të mposhtem kurrë
“Duan të më burgosin”- Ish-kryeministri nuk zmbrapset: Unë jam Sali Berisha, nuk do të mposhtem kurrë

“Në sy të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur shumica dërrmuese e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe tre votëbesime kanë zgjedhur Sali Berishën si kreun e tyre. Nga tmerri që kanë prej tij ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit.

Tani duan të më burgosin, por e vërteta është se nuk kanë asnjë provë ose fakt dhe kurrë nuk do të kenë. Nuk jam i akuzuar, por person nën hetim dhe pas tre vitesh hetime nuk kanë gjetur asnjë dëshmi, provë e fakt kundër meje.

Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk do të mposhtem kurrë”, tha ish-kryeministri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *