Lajme

Krim tronditës në Greqi/ I mituri masakron për vdekje të atin, e priti pas dere me dy thika. Shkak dyshohet.

Greqia është tronditur këtë të shtunë, pasi një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 71 vjeç. Adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain, sipas mediave greke.

I akuzuari ka qenë duke pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë me dy thika në duar dhe në momentin kur babai i tij është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë.

Greqia është tronditur këtë të shtunë, pasi një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 71 vjeç.
Greqia është tronditur këtë të shtunë, pasi një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 71 vjeç.

71-vjeçari ka tentuar të shpëtojë, duke zbritur shkallët e banesës, derisa ka përfunduar në oborrin e pallatit, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë. Menjëherë pas krimit, i mituri ka kontaktuar në telefon me një shok të tij, si dhe nënën dhe vëllain e tij, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se 71 vjeçari kishte plagë të shumta në kraharor, bark, syrin dhe veshin e majtë. Sipas hetuesve grekë, besohet se shkak për vrasjen makabre është bërë abuzimi kronik që 71 vjeçari ka ushtruar ndaj nënës dhe vëllai të tij 19 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *