Behgjet Pacolli : Po e jap pagën vjetore per dëmet nga vërshimet
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka vendosur që gjithë pagën vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, ta jap për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
Kështu ka shkruar vetë Pacolli në rrjetin social facebook. Ai i ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij që të veprojnë njëjtë.
“Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve. Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur”, ka shkruar Pacolli.
POSTIMI:
Po e jap pagën vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
———
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″
Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!
Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë
Llogaria: XK51401000000912949
Swift: EKOMXKPR XXX
Emërtimi i llogarisë: Fondacioni Behgjet Pacolli
Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.