I Vranë Kalin ” i bëhet dedikim në facebook”
Lexojeni me kujdes. Ky eshte fundi i te gjithe atyre qe perpiqen te bejne dicka te mire ne kete vend. Ky eshte fundi i te gjithe atyre qe duan ta ndalin fundin e ketij vendi.
Shkruan Jonida Cobani Gjoka nga Farma Agroturizem:
“Kalin tonë Balashin, e vranë 😭😭😭😭😭ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme.
Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur.
Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme.
Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë.”
Solidarizim me Joniden. Kush eshte kafshe, kali apo ata qe kane vrare kalin?