Ushqim

“Bakllavaja, ushqimi më i shëndetshëm nëse bëhet si duhet”-eksperti ushqimor

Eksperti ushqimor, Abdyl Sinani tha në “Good Morning Albanians” se nëse bakllavaja gatuhet si duhet, ajo mund  të jetë ushqimi më i shëndetshëm, pasi ka edhe arra edhe gjalpë, dy elementë që i bëjnë mirë  organizmit të njeriut.

Por megjithatë eksperti shtoi se nuk duhet të teprohet me sasinë që konsumohet dhe mos të konsumohet më shumë se një copë në ditë.

“Kur ne hamë bakllavanë, ajo ka edhe gjalpin edhe arrën. Ato janë shumë të ushqyeshme për organizmin, por kur janë brenda normave.

Bakllavaja varet si e bën, nëse bëhet me petë një nga një, i hedh arra nga të dyja anët, ajo është ushqimi  më i mirë, sidomos për ne që jemi mësuar. Pse të jetë i dëmshëm, ai ka miellin, arrën dhe gjalpin, pse të jetë i dëmshëm. Po një në ditë duhet të hash”,-tha eksperti ushqimor./euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *