Ushqim

Ushqime të shëndetshme, por nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

Zakonisht darkat konsumohen vonë tek shumica e personave, por gjithsesi që duhet të iu kushtohet më shumë vëmendje ushqimeve që konsumojmë në mënyrë që të bëhet edhe një gjumë i rehatshëm.

Është e vërtetuar se ushqimet e rënda, yndyrërat dhe sheqernat e rëndojnë dhe prishin cilësinë e gjumit.

Shpeshherë edhe ushqimet e shëndetshme, për shkak të mineraleve që përmbajnë mund të bëhen shkak për prishjen e gjumit.

Sipas ekspertëve disa ushqime pavarësisht vlerave të mëdha që i japin trupit tuaj, do t’ju shkaktojnë kollitje dhe parehati gjatë gjithë natës.

Ne kemi listuar disa nga ushqimet të cilat janë të shëndetshme, por ndikojnë keq në gjumë sipas Agroweb:

Djathi kaçkavall

Djathi kaçkavall
Djathi kaçkavall

Nëse konsumoni disa copa djathi kaçkavall gjatë darkës dhe keni vështirësi gjatë fjetjes, sapo keni gjetur shkakun. Djathi kaçkavall duke qenë se është i fortë dhe zakonisht me shumë yndyrë është i vështirë për t’u tretur.

Kur trupi shtrihet procesi i tretjes ngadalësohet dhe ky ushqim do t’ju shkaktojë  djegie në stomak e vështirësi në frymëmarrje. Nëse konsumoni pak djathë 4-6 orë përpara se të shtriheni për të fjetur, trupi do të arrijë ta tresë pa problem.

Çokollata  e zezë

Megjithëse rekomandohet si një ndër ëmbëlsirat më të shëndetshme çokollata e zezë është një kërcënim për gjumin. Çokollata e zezë është e pasur me polifenole dhe një burim i madh kafeine. Pijet me përmbajtje kafeine sigurisht që duhen evituar gjatë darkës nëse doni të flini të qetë.

Zëvendësojini ëmbëlsirat e darkës me fruta të freskëta të stinës.

Qoftet

Mishi është një burim i shkëlqyer proteine dhe hekuri që e ndihmon organizmin tonë në shumë mënyra.

Qoftet tipike, me mish të grirë mund t’ju shkaktojnë probleme në tretje për shkak të dhjamit dhe yndyrës që ato përmbajnë. Për këtë arsye çdo pjesë mishi me shumë yndyrë, qofte apo hamburger duhet ta evitoni të paktën deri në katër orë para se të flini.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban kafeinë, pak a shumë aq sa një filxhan kafeje. Kështu që konsumimi i kësaj pije në darkë do t’ju sjellë shqetësime gjatë gjumit.

Sigurohuni të pini çaj jeshil 5 orë para se të flini gjumë dhe zëvendësojeni atë me çaj kamomili para gjumit. Çaji i kamomilit do t’ju qetësojë dhe çlodhë duke rritur cilësinë e gjumit tuaj.