Lajme

Ana Lika ndan foton e fundit të nënës: E bukura ime, ti nuk arrite ta postoje dot për Krishtlindje

Ilda Gjoni, motra e Inis dhe Ingrit Gjonit dhe nëna e aktores Ana Lika, u nda nga jeta tri ditë më parë. Ana e konfirmoi lajmin e dhimbshëm atë ditë dhe pak orë më parë ka ndarë edhe foton e fundit të nënës së saj, foton që ajo vetë nuk arriti ta postonte për Krishtlindje.

Përkrah postimit, Ana shkruan:

Mami im, e bukura ime! Kjo ishte fotoja e fundit e jotja që ti nuk arrite ta postoje dot për Krishtlindje se Zoti të donte aq shumë sa në këtë ditë të mori pranë tij. E di që ti do jesh gjithmonë duke na parë nga atje lart dhe të premtoj që s’do na shohësh kurrë me lot në sy, por vetëm të buzeqeshur, ashtu siç ishe dhe ti deri në momentet e fundit. Unë, Viki dhe Rodeo jemi krenar për nënën që ke qenë për ne. Nuk do kisha dashur kurrë ta bëja këtë postim për ty. Do më mungosh çdo ditë e bukura ime!

Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta të Ilda Gjonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *