Lajme

Goro mohon dorëheqjen, Dule për mediat greke: Rama do emërojë një tjetër kryebashkiak në vend të Belerit në Himarë

Mediet greke e ka bërë fakt të kryer se kryetari bashkisë Himarë, Gjergj Goro ka dhënë dorëheqjen, ndonëse ai vetë e ka mohuar një gjë të tillë në një reagim në Report TV duke nënvizuar se vijon të jetë në krye të detyrës.

Zërat i ka shtuar edhe Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, përmes një regimi për mediet greke konkretisht në një intervistë për “SKAI.gr”, Dule ka deklaruar se Goro ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë.

“Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goros, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë”, është shprehur Dule.

Dules ka shtuar më tej në median greke se qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin.

B.K/ReportTv.al