Lajme

“Nënat falin”, lutja e Eni Çobanit zbut zemrën e Bahrijes

Pragu i Krishtlindjeve nuk ishte aspak i qetë në “Shihemi në Gjyq”. Përgjatë kësaj pjese të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan konflikti mes vajzës dhe nënës pati një mori zhvillimesh.

Alketa e akuzoi nënën se nuk e ka ndihmuar, se dëshiron që shtëpinë mos t’ia dhurojë ndërsa ndau edhe detaje delikate të historisë familjare. Bahrija gjithashtu i foli me një gjuhë të ashpër dhe i përmendi faktin se në shtëpi po mban mbesën, ndërkohë mbesa tjetër ka kryer vjedhje (gjë që e pranoi edhe vetë Alketa) apo se ka toleruar gjithçka në familje për hir të fëmijëve.

Sa i përket shtëpisë për të cilën Bahrija tha se nuk do ta jepte për sa kohë ishte gjallë, duket se edhe në këtë pikë zemra e saj prej nëne zbutet nga lutjet e ndërmjetëses Eni Çobani.

Eni Çobani: Bahrije, pasurinë tënde të cilën do ta gëzosh deri ditën e fundit të jetës tënde dhe ta gëzosh, patjetër, çfarë do bësh, do ta dhurosh që gjallë apo do lësh ta ndajnë fëmijët?

Bahrije: Unë e kisha ndryshe mendimin për atë. Ndryshe..

Bahrije: Atë “ndryshe” nuk e mbaj më, nami të bëhet.

Eni Çobani: Jo, mbaje atë “ndryshe” se unë e di se si ti e doje.

Bahrije: Ia kam thënë!

Eni Çobani: Mbaje atë “ndryshe!” Të lutem, ma bëj qëjfin për këtë gjë! Jemi në ditë Krishtlindjesh dhe realisht do doja që një nënë… pse e dua këtë? Që nënat falin. Nënat falin. Ke falur shumë, por nënat falin.

Bahrije: Nëna fal gjithmonë, por një fëmijë që nuk të kupton, nuk të fal kurrë. Kurrën e kurrës!

Eni Çobani: Do ta mbash atë “ndryshe” që the?

Bahrije: Do ta mbaj po të qëndrojë si njeri!/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *