Lajme

Osman Kastrati, berberi nga Kukësi që u bë blegtor! 50-vjeçari ngre fermë me 200 bagëti dhe 16 qen rrace

Osman Kastrati është motiv për të rinjtë që zgjedhin të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të veçantë. Adhurues i natyrës dhe kafshëve, ai ka ngritur një fermë me 200 krerë bagëti dhe 16 qen rrace në fshatin Gjinaj, disa kilometra larg Kukësit.

“Kam 16 që merrem me to për sport, por dhe më shërbejnë se ruajnë bagëtinë”.

50-vjeçari Osman Kastrati ka punuar 19 vite si berber por tani i është kthyer blegtorisë. Babai i tre fëmijëve tregon se profesionin e berberit ia ka mësuar të birit, i cili prej 7 vitesh jeton në Angli.

“Kam punuar 19 vjet berber në Kukës, më pas fillova të rris pula, dele, dhi e disa lopë. Më pëlqen natyra, ndaj e lashë zanatin se s’më ka lënë meraku për fermen. I kam pasur gjithmonë përzemër bagëtitë. Edhe baba e gjyshi kanë qenë marrë me bujqësi e blegtori dhe unë iu ktheva traditës familjare”.

Osmani thotë se për tre vite ka punuar në Gjermani, por emigrimi i ka lënë shije të hidhur.

“Nuk është asgjë emigrimi. S’ka si vendi yt. Këtu jam më i lumtur”, tha ai.

Edhe pse Gjinaj është një fshat me resurse turistike, Osman Kastrati thotë se po të kishte ujë e rrugë me asfalt do të kishte zhvillim të madh ekonomike dhe turistik.

B.K/ReportTv.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *