Lajme

Ngjarje e kobshme: Këta janë tre personat që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në Prizren

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kosovë rreth mesnatës.

Ngjarja ndodhi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit. Tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Kanal24 bën të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Sinjali raportoi sonte se viktimat që human jetën janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj – të tre të moshave të reja.
Sinjali raportoi  se viktimat që humbën jetën janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj – të tre të moshave të reja.

Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal./kanal24.top

Lexo : Video pamje  nga vendi  i ngjarjes.

Foto Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Prizren, tre të rinj humbën jetën.
Foto Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Prizren, tre të rinj humbën jetën.