“Turp të kesh”,çfarë e mërziti Luizin gjatë intervistës me Ramën…
Në episodin e radhës të “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka shfaqur kryebashkiakun e ri të Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e Big Brother, Luiz Ejllin i ditet e para daljes nga shtepia për fushatë për kandidatin socialist në Shkodër.
Në hapje, Rama tha se nuk ka ndjekur asnjë ditë Big Brother, ndërsa Luizi ia kthen dme shaka uke i thënë “Turp të kesh”.
Edi Rama: “Ky episod besoj unë është i veçantë. I veçantë sepse ka dy personazhe shumë të veçantë. Njëri, një fenomen befasues dhe i befasishëm i këtij viti dhe tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave. Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e nuk e di sesa familjeve dhe të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo tek vrima e çelësit ku gjithë të tjerët ju qepen dhe nuk ju ndanë, sot e kam përballë për herë të parë, Luizi juaj. Mirë se erdhe!
Luiz Ejlli: Mirë se ju gjej!
Edi Rama: Ndërkohë, tjetri është Beneti, i cili thuhet se e ka ndihmuar Luizi. Kështu thotë Luizi të paktën, por për mua kjo mbetet e gjitha për t’u sqaruar. Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.
Luiz Ejlli : Turp të kesh …(qesh)