Lajme

40-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë një shtatzëne në Itali

Një 40 vjeçar , shtetas i Kosovës dyshohet se ka goditur për vdekje gruan 26 vjeçare Vanesa Ballan të martën në Itali në shtëpinë e saj pranë Trevisos.

Sipas raportimit të mediumit, Today.it, shtetasi kosovar dyshohet se e goditi së paku shtatë herë me thikë tashmë viktimën e cila ishte disa muajshe shtatzëne.

Tutje, thuhet se viktima e kisha denoncuar në polici të dyshuarin më herët për përndjekje.

Policia italiane është vënë në kërkim të shtetasit kosovar, pasi është marrë në pyetje bashkëshorti i viktimës.

Ai është arrestuar më pas, teksa dyshohet se ishte klient i supermarketit ku punonte viktima.

27-vjeçarja italiane ishte në pritje të fëmijës së dytë./Arbresh.info/