Lajme

Ola Xama: Inceneratori i Tiranës mori 100 milionë euro, në arkën e kompanisë u gjetën vetëm 30 mijë

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se inceneratori i Tiranës që figuron vetëm në letra ka arkëtuar deri në vitin 2021 mbi 100 milionë euro, por në arkën e kompanisë u gjetën vetëm 30 mijë euro.

“Deri tani inceneratori i Tiranës ka arkëtuar mbi 100 milionë euro, sepse në QKB është dorëzuar vetëm bilanci i vitit 2021. Deri më sot kemi monitoruar pagesat për që ka bërë thesari i shtetit për kompaninë “Integrated”, e cika ka marrë 60 milionë euro nga bashkitë e Tiranës, Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Durrësit. Një pjesë tjetër, 40 milionë euro, janë arkëtuar nga depotizimi i dherave dhe bilanci i vitit 2022 nuk është dorëzuar akoma. Burime kanë thënë se në arkën e kompanisë nuk janë gjetur më shumë se 30 mijë euro. Pra dimë që janë marrë mbi 100 milionë euro, 40 nga ndërtuesit dhe 60 nga shteti.

Tani që të duket se kryhen investimet, ata marrin nënkontraktorë. Dikush të vijë me vinçin, dikush ka një faturë që porosit një impiant, dikush një faturë që merr dhe heq dherat dhe sjelin këto faturat e incenratorit të Tiranës dhe për efekt kontabël ata i nxjerrin dhe paguajnë këto para. Përfituesit janë kompanitë në pronësi të Klodian Zotos, pra ia çojnë vetes së vet. Dhe kur kanë shkuar në inceneratorin e Tiranë nuk kanë gjetur gjë. Këto para nga nënkontraktimi nuk dihet se ku kanë shkuar. Një pjesë tjetër, rreth 4 milionë euro, janë disa persona që as nuk e kanë ditur se kanë patur një kompani të hapur, por janë përdorur me kompani fiktive që me një kartë identiteti u janë kaluar paratë dhe që më pas janë tërhequr sërish nga Mirel Mërtiri. Prokuroria ka gjetur se paratë për llogari të “Geogenix” kanë shkuar në llogari në Zvicër dhe Bullgari”-u shpreh Xama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *