Lajme

“Xhaxhai vdiq në burg”, Timo Flloko tregon pengun që e rëndon edhe sot e kësaj dite

Në emisionin “Opinion”, ka qenë i ftuar aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Timo Flloko.

Gjatë programit, ai ka rrëfyer për jetën, karrierën dhe pasionin për poezi. Flloko u ndal edhe tek filmat që ka luajtur, por gjatë këtij momenti, ai kujton një peng që i ka mbetur edhe sot e kësaj dite e që lidhet me xhaxhain e tij.

Kisha dhe një motiv tjetër, po prapë një parantezë. Xhaxhai im, ai profesori, u burgos në vitin 1978, bashkë me të shoqen, si agjent të zbulimit Jugosllavë. Dhe ai vdiq në ‘83-shin në burg.

Unë pata një peng, sigurisht mora një tronditje shumë të madhe. U pezullova një kohë, një vit, nga filmi sigurisht për arsye të… dhe mora një rol si rusi.

Kisha menduar tek ‘Ballë për Ballë’ të merrja një rol pozitiv por, e s’ka rëndësi, më doli më për mirë sepse rusi ishte një rol i veçantë. Po atë vit, fati e solli që Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, dy regjisorët, më morë tek Çerçizi, ngaqë kisha një ngjashmëri, a ku di unë se çfarë dhe ishin fiksuar këta.

Foto emisioni “Opinion”, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Timo Flloko.
Foto emisioni “Opinion”, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Timo Flloko.

Luftuan dhe kjo më rikthehu në kinema. Por, unë pata peng që nuk i shkova xhaxhait asnjëherë në burg. Vajza e xhaxhait, kishte mbaruar për aktrim edhe ajo.

Edhe ajo kishte talent, ishte një vajzë shumë e bukur. Sot është në Australi. Nuk pati të ardhme. Sa veta në atë kohë kanë pasur drama” – tha Timo Flloko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *