Lajme

Vuante nga dhimbja e tmerrshme e kokës prej 5 muajsh, vietnamezit i gjejnë dy shkopinj në tru

Një 35 vjeçar vietnamez vuante prej më shumë se 5 muajsh nga dhimbja e tmerrshme e kokës. Mediat e huaja shkruajnë se në kafkën e tij kishin ngecur dy shkopinj të vegjël.

Ngjan e pabesueshme, por siç raportohet burri iu drejtua spitalit në Dong Hoi dhe u shpjegoi mjekëve se përveç dhimbjes së kokës, villte shpesh. Skanimet zbuluan se ai vuante nga një gjendje shumë e rrallë tensioni që ishte kërcënim për jetën pasi shkaktonte presion të lartë intrakranial.

Vuante nga dhimbja e tmerrshme e kokës prej 5 muajsh, vietnamezit i gjejnë dy shkopinj në tru
Vuante nga dhimbja e tmerrshme e kokës prej 5 muajsh, vietnamezit i gjejnë dy shkopinj në tru

Pas disa ekzanimineve, doktori Nguyen Van Man zbuloi se gjithë kjo dhimbje vinte prej dy shkopinjve që kishin përfunduar në trurin e 35 vjeçarit, përmes hundës.

Më pas i riu rrëfeu se disa muaj më parë ishte përfshirë në një sherr teksa ishte i dehur dhe pavarësisht se nuk e mbante mend se ç’kishte ndodhur me saktësi, ai tha se u godit në fytyrë me shkopinj. Por kur u kontrollua, atij nuk iu gjet asgjë në hundë. Fatmirësisht muaj më vonë, doktorët arritën përmes një ndërhyrjeje endoskopike të nxirrnin shkopinjtë dhe vendosën një fistulë në tru. Mësohet se tashmë gjendja e tij është stabilizuar./tvklan.al