“Vrava njeriun që më helmoi fëmijën…”, del fotoja e 33-vjeçarit shqiptar që u vra nga kunati në Greqi (Emri)
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Volos të Greqisë ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, po shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se viktima është Jordanis Pelivani. Ai përshkruhej si një njeri i qetë nga fqinjët e tij sipas asaj që shkruajnë mediat greke që kanë shkuar në banesën ku jetonte i riu.
50-vjeçari e vrau Pelivanin pasi zbuloi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vite. Ai i ka kërkuar 33-vjeçarit ndihmë me idenë se ka pasur një problem mekanik makina.
Kur i riu ka shkuar, fillimisht mes të dyve ka pasur një debat të fortë dhe pas pak duke përdorur një shotgun, shqiptari e ka ekzekutuar Pelivanin. Më pas është vetëdorëzuar në polici duke rrëfyer krimin që sapo kishte bërë.
“Jam ai që ju telefonova më herët. Vrava një njeri. Vrava burrin që më helmoi fëmijën”, ka thënë ai.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnate rreth orës 00:28. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 50-vjeçari kishte vendosur ta ekzekutonte kunatin mëngjesin e të martës, kohë kur vajza i zbuloi se ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare. Së fundmi, Jordanis Pelivani e shantazhonte vajzën se do t’i publikonte video dhe foto duke i kërkuar para.
Mediat sqarojnë se 33-vjeçari nuk ishte daja i vajzës. Gruaja e parë e 50-vjeçarit, mamaja e vajzës kishte vdekur vite më parë në një aksident rrugor. Ai ishte martuar për së dyti me motrën e 33-vjeçarit disa vite më vonë. /tvklan.al