Lajme

VIDEO RRËQETHËSE/ E motra e vdekur nën rrënoja, ekipi grek shpërthen në lot pasi shpëtojnë 6-vjeçaren

Një moment rrëqethës ka ndodhur ditën e djeshme në Turqi ku ekipi i shpëtimit të dërguar nga Greqia kanë arritur të shpëtojnë nga rrënojat një vogëlushe 6-vjeçare, mirëpo fatkeqësisht nuk kanë arritur të shpëtojnë motrën e saj.

Nga videot e publikuara në rrjet shihet se si ekipi grek u përpoqën për të shpëtuar 6-vjeçaren dhe në momentin që vogëlushja u arrit të nxirret jashtë dhe iu dorëzua mjekëve ata kanë shpërthyer në lot dhe më pas kanë duartrokitur.

Momenti kur vogelushja shpetohet
Momenti kur vogelushja shpetohet

Kujtojmë se tërmeti i mëngjesit së të hënës që goditi Turqinë dhe Sirinë ka lënë pas një numër të madh viktimash. Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 5300, ndërkohë fatkeqësisht thuhet se numri pritet të rritet gjatë orëve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *