VIDEO| Pamje dramatike, momenti kur tërmeti i fuqishëm godet Japoninë
Japonia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë. Lëkundjet ishin në rajonin qendror.
Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunam pas tërmetit ndërkohë që NHK tha se sipas agjencisë meteorologjike dallgë deri në 5 metra kanë arritur në Noto.
Pamjet nga transmetuesi japonez NHK tregojnë momentin kur një tërmet tronditi Suzu, në vijën bregdetare në prefekturën Ishikawa.