Bota

Dasma kthehet në tragjedi/ Shembet tavani i restorantit në Itali, 64 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pistoia të Italisë ku 64 dasmorë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së tavanit të restorantit.

Ansa raporton se dasma po mbahej në një ish-manastir të shndërruar në restorant.

Katër nga 64 të plagosurit raportohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Forca të shumta policore dhe të ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar nëpër disa spitale të zonës. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *