Bota

VIDEO) Kush është gazetari që pothuajse i është vrarë e gjithë familja nga sulmet ajrore të Izraelit?

Korrespondenti i Aljazeera Wael al-Dahdouh, është qëlluar, po ashtu ai ka humbur gruan dhe dy fëmijët e tij në një sulm ajror në shtëpinë e tij, para disa javësh, por tani ai ka humbur djalin e tij të fundit.

Ky gazetar që shihet në video duke qarë për mbi kufomën e djalit të tij,  ka kaluar një dhimbje të padurueshme dhe tragjike që njerëzit as që fillojnë ta kuptojnë, pasi në për dy muaj ai shihet duke ia  dhënë lamtumirën fëmijës së tij të tretë.

Ndërsa këto pamje gazetari, shkrimtar dhe personaliteti televiziv anglez, Piers Morgan, i ka vlerësuar “zemërthyese”, teksa ka thënë se kolegu i tij nga Gaza është një “Njeri i Jashtëzakonshëm”.

“Megjithatë, ai ende bën punën e tij, duke na sjellë lajme nga një zonë lufte që shumica e gazetarëve nuk mund të kenë qasje”, ka shkruar Morgan për fatkeqësinë e kolegut nga Rrypi i Gazës.