Kronikë

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve/ Dëshmia e vajzës dhe telefoni ‘fundosin’ burrin në Durrës, video dhe sms kërcënuese gruas

Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse që thellojnë edhe më shumë rolin e 45-vjeçarit Xhemal Loka, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij që ta çojë atë drejt vetëvrasjes.

“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, mësohet të jetë shprehur e bija e viktimës para grupit hetimor.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje live për News24 nga vendngjarja, raportoi se nëna i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me babain e saj. Ndërkohë që gjatë këqyrjes së telefonit të 45-vjeçarit, të cilat ia kishte dhënë për t’i fshehur motrës së tij, janë zbuluar mesazhe kërcënuese dhe video që ai i kishte dërguar gruas së tij të ndjerë. Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok.

Rezulton se 45-vjeçari ka qenë i dënuar për drogë në Francë, më pas është dëbuar nga ky shtet dhe ka emigruar ilegalisht në Greqi. Aktualisht Xhemal Loka ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij, ndërsa në banesë i është gjetur dhe arsenal armësh.