Lajme

U vesh me fund në festival, Mal Ratkoceri zbulon arsyet: Pse bëra këtë zgjedhje

Fituesi i çmimit të parë të jurisë në Festivalin e Këngës, Mal Ratkoceri, ka zbuluar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, disa nga arsyet për veshjen e tij të shumë-komentuar gjatë performimit.

Ratkoceri tha se përveçse i ka pëlqyer dhe është ndjerë mirë me atë veshje, ajo i është përshtatur edhe këngës, tekstit, mesazhit që donte të përcillte dhe performimit në skenë.

“Këngën e kam bërë prej zemrës dhe jam siguruar ta pëlqej unë dhe përveç kësaj edhe për kostumin e kam bërë në të njëjtën mënyrë. Nuk e kam menduar nëse publiku do të mendonte pozitivisht apo negativisht.

Mua më ka pëlqyer dhe ajo ka qenë e rëndësishme. Arsyeja pse e kam bërë këtë veshje, përveçse më ka pëlyer, i është përshtatur këngës, tekstit, mesazhit që kam dashur të përcjell dhe performimit që kam bërë në skenë”, tha Ratkoceri./euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *