Bota

Tjetër krim në familje në SHBA, burri ekzekuton me armë gruan dhe vajzën adoleshente, dyshohet për..

Një tjetër krim në familje ka ndodhur në Masaçusets, SHBA, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre.

Sipas autoriteteve amerikane autori ka qenë babai i familjes, Rakesh Kamal 57-vjeç, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij Teena Kamal dhe vajzën e tyre 18-vjeçare, Arianna Kamal. Në vendin e krimit dhe më konkretisht pranë trupit të autorit është gjetur një armë, e cila nuk ishte e regjistruar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, familja po përballej me probleme financiare. Një vit më parë, kishin humbur një pjesë e madhe të pasurisë dhe bashkëshortja e 57-vjeçarit kishte shpallur falimentimin.