Qytetarja Jeton Në Itali, Dhuron Pajisjet E Kopshtit Të Saj
Qytetarja Esmeralda Mici tregon, se jeton në Itali. Por para dy vjetësh hapi një kopsht privat në Kamëz. Ajo kërkon, që ta dhurojë bazën materiale, për një kopsht, që ka nevojë.
Ne i verifikojmë pajisjet, që janë të shumta, nga krevatët e tavolinat e deri te lojrat e mësimet didaktike.Për më tepër të gjitha janë në gjendje shumë të mirë.Pas interesimit, ne e cojmë bazën materiale nga Kamza në njësinë administrative Manzë, në një kopsht, që është rindërtuar pas tërmetit e do të mbushet më fëmijë në mars 2024.