Lajme

Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt, i njoftojnë për hetimet që janë duke u zhvilluar

Prokuroria Themelore e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjes së Liridona Ademajt, për takim.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj i cili ka njoftuar se sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë informuar rreth rastit të vrasjes së motrës së tij, brenda kufijve që lejon ligji.

Ai thotë se ky takim ua lehtëson dhimbjen dhe u ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

Hajdar Ademaj, babai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, dhe Bashkëshorti i Liridona Ademaj , Naim Murseli
Hajdar Ademaj, babai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, dhe Bashkëshorti i Liridona Ademaj , Naim Murseli

‘Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesional’, njoftoi ai./Arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *