Policët vrasin një qen gjatë operacionit në një fshat të Shkodrës
Mëngjesin e 15 janarit policia në një aksion në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës ka qëlluar me armë zjarri, ku plumbat kanë prekur dy qen të një familje.
Raportohet se njëri prej tyre ka mbetur i pajetë në moment ndërsa qeni tjetër është i plagosur rëndë. Objekt i kontrollit, sipas burimeve, ka qenë kapja e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim nga SPAK.
Pamjet e ngjarjes që janë publikuara në media janë shumë të rënda për t’u parë, teksa duhet që institucionet ligjzbatuese të marrin masa.