Lajme

“Krokodili” i spitaleve Ermal Rizaj, “kullufit” 800 MLN nga “Memoriali” i Fierit

Ermal Rizaj së bashku me Orjada Jaho, janë dy pronarët të paktën me letra të kompanisë farmaceutike O.E.S DISTRIMED. Në vetëm 4 vitet e fundit, këta dy personazhe me anë të kompanisë së tyre, kanë përfituar 3,728,326,696 lekë të reja ose rreth 36 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Kryesisht këto para janë marrë nëpërmjet tenderave në fushën e shëndetësisë. Tashmë pa iu dridhur aspak qerpiku, kjo dyshe sapo ka përfituar edhe rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH nëpërmjet tenderit më të ri të marrë nga strukturat e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për SPITANI RAJONAL “MEMORIAL” FIER i cili ka organizuar një tender me objekt “Blerje materiale për diagnostikimin e DSA Cerebrale dhe Trombektomi”, me fond limit në vlerën 65,870,925 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Tenderi është kryekëput i dyshimtë. Këtë e vërtetojmë fare lehtë duke shfletuar dokumentacionin e tij. Vihet re se kanë marrë pjesë 3 kompani, nga të cilat O.E.S DISTRIMED e Ermal Rizaj & Orjada Jaho ka dhënë ofertën më të lartë nga të gjithë të tjerët.

Pavarësisht se të tjerët ofruan vlera më të ulëta, nuk u morën aspak parasysh nga ana e spitalit i cili zgjodhi pikërisht si fitues çiftin e oligarkëve. Vlen gjithashtu të përmendet se njëra nga firmat pjesëmarrëse në tender ofroi zero lekë, duke përforcuar dyshimet se fituesi ishte i paraditur që në fillim.

Gjithashtu edhe nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit do të shohim se është thuajse sa 100% e tij. Doni më për Belulin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *